SI DY PIKA UJI/ Hermes Nikaj prezanton mamanë dhe i ngjan kaq shumë (FOTO) – AlpeGossip
SI DY PIKA UJI/ Hermes Nikaj prezanton mamanë dhe i ngjan kaq shumë (FOTO)

SI DY PIKA UJI/ Hermes Nikaj prezanton mamanë dhe i ngjan kaq shumë (FOTO)

Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” ishte i ftuar së fundmi në “Rrugëtim me Anilën”, në News 24, ku gjatë emisionit mori një surprizë nga e ëma.

Sapo u shfaq në ekran, u vu re se gazetari të gjithë tiparet i ka marrë nga e ëma pasi ngjajnë kaq shumë.

“Është hera e parë që bëj një dalje publike, për të të thënë ty mami sesa shumë të dua. Ti ke qenë një fëmijë shumë i mbarë, një nxënës i shkëlqyer dhe mami është shumë krenare me ty se gjatë gjithë jetës nuk ke krijuar një lloj problem. Bir ti je gjithçka për mua dhe mami do të të shohë lart e më lart. Të dua shumë dhe të uroj të gjithë të mirat e botës”, u shpreh e ëma e Hermesit.