KORONAVIRUSI/ Në gjendje të rëndë tek Infektivi, infektohet me Covid-19 artistja shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Në gjendje të rëndë tek Infektivi, infektohet me Covid-19 artistja shqiptare (FOTO)

KORONAVIRUSI/ Në gjendje të rëndë tek Infektivi, infektohet me Covid-19 artistja shqiptare (FOTO)

Artistja e mirënjohur shqiptare, Justina Aliaj është infektuar me Covid-19. Aliaj ndodhet e shtruar tek infektivi dhe është në gjendje të rëndë.

Për këtë ka reaguar edhe miku i saj Sokol Parruca, i cili shkruan se po vuan nga mungesa e frymëmarrjes në spitalin Infektiv dhe i bën thirrje publike mjekëve që ta shpëtojnë.

“Justina Aliaj, po vuan mungesën e frymëmarrjes në spitalin  infektiv…E gjithë  vëmendja jonë është  tek ti Justi. E di se nuk ke nevoje për kurajo , se ti je tip kurajoze …e ke treguar forcën e karakterit dhe në ditë të tjera të vështira që ke kaluar në jete…dhe ia ke dalur…Dhe sot do ia dalësh…Ti e din , se të gjithë jemi aty me ty , të gatshëm të të japim frymë nga fryma jonë , siç na ke dhënë ti me artin tënd , shpirtin tënd.Të nderuar mjek !   Sot , para jush qëndron e shtrirë një heroine , një aktore e madhe , një artiste e madhe , një njeri i madh…ju lutem , perunjesisht ju lutemi shpëtoni  JUSTIN”, shkruan miku i saj Sokol Parruca.

Justina Aliaj mbetet një ndër këngëtaret më të suksesshme ku e gjithë Shkodra është rritur me këngët e saj të tilla si: “Mall për vendlindjen”, “Në ekranin e televizorit”, “Stacion i dashur”, “Në mbrëmjen e vallëzimit”, “Unaza”, “Unë dhe shokët e mi”,etj.

Burimi: rd.al