“PO RISHIHJA KËTO MOMENTE DHE U PËRLOTA…”/ Ja çfarë po i mungon Arbana Osmanit në këtë periudhë (VIDEO) – AlpeGossip
“PO RISHIHJA KËTO MOMENTE DHE U PËRLOTA…”/ Ja çfarë po i mungon Arbana Osmanit në këtë periudhë (VIDEO)

“PO RISHIHJA KËTO MOMENTE DHE U PËRLOTA…”/ Ja çfarë po i mungon Arbana Osmanit në këtë periudhë (VIDEO)

Panairi i Librit ka çelur siparin ditën e sotme në kushte krejtësisht të jashtëzakonshme. Ndryshe nga vitet e tjera që Pallati i Kongreseve gumëzhinte nga zhurmat e njerëzve, këtë herë është i qetë, duke qenë se edicioni i 23-të i Panairit mbahet online.

Kushdo nga lexuesit që dëshiron të blejë një libër duhet të shkarkojë aplikacionin “Panairi i Librit” dhe të bëjë prosinë online.

Në këtë ditë duket se Arbana është bërë nostalgjike dhe gjithë emocionet e saj i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar një video në Instagram, ku shihen momentet më të bukura që ajo ka kaluar me fansat gjatë “Panairit të Librit 2019”, duke shkruar se e ka marrë malli të përqafohet me fansat e saj, gjë e cila pamundësohet nga pandemia.

Megjithatë, edhe këtë vit Arbana është pjesë e Panairit me të njëjtin libër:

“Nuk e di nese e kane fajin hormonet apo fakti që na ka marre kaq shumë malli të përqafohemi😩, por teksa po rishihja këto momente nga Panairi i Librit një vit më parë, u përlota😢. Të takoja mijëra prej jush çdo ditë, për 5 ditë rresht ka qenë një nga përvojat më të bukura të jetës sime për të cilën do ju jem mirënjohëse gjithmonë.

Sot, në pamundësi për t’ju takuar ashtu si vjet, kam para vetes një mal me libra “Receta për 5 minuta” gati për ti nënshkruar (yes, me autograf❤️) për të gjithë ata që i kanë porositur virtualisht në aplikacionin “Panairi i Librit” që media ku unë punoj, “Top Channel”, ka krijuar për t’ju ardhur në ndihmë dashamirësve të librit. Detajet në lidhje me këtë app i gjeni në stories❤️”.

https://www.instagram.com/p/CHf2JzUAbhF/?utm_source=ig_web_copy_link