VAZHDON NË FORMË PERFEKTE FIZIKE/ I kërkoi sekretin e rinisë së përjetshme, Adelina i kthehet ndjekëses (FOTO) – AlpeGossip
VAZHDON NË FORMË PERFEKTE FIZIKE/ I kërkoi sekretin e rinisë së përjetshme, Adelina i kthehet ndjekëses (FOTO)

VAZHDON NË FORMË PERFEKTE FIZIKE/ I kërkoi sekretin e rinisë së përjetshme, Adelina i kthehet ndjekëses (FOTO)

Adelina Ismaili prej vitesh njihet si një ndër artistet më të bukura të skenës shqiptare dhe që pavarësisht viteve, vazhdon të mbetet e freskët dhe në formë perfekte fizike.

Së fundmi Adelina ka postuar një foto ku shfaqet shumë elegante me një fustan të zi dhe komplimentet kanë qenë të shumta. Por në sy këngëtares i ka rënë komenti i një ndjekëseje që e pyet: “Adelin, sekreti yt që nuk plakesh hiç?”.

“Jam 40-vjeçare”, i përgjigjet Adelina duke lënë të kuptohet se është ende e re për t’i bërë këtë pyetje.

Kujtojmë që Adelinën tani e shohim si moderatore në emisionin “Tetë a tetë” që transmetohet në Kanal10.