“KUR KE ME PJELL?” Reagon ashpër Elita Rudi ndaj ndjekësve që e “bullizojnë” për shtatzëninë: Unë do lind kur… – AlpeGossip
“KUR KE ME PJELL?” Reagon ashpër Elita Rudi ndaj ndjekësve që e “bullizojnë” për shtatzëninë: Unë do lind kur…

“KUR KE ME PJELL?” Reagon ashpër Elita Rudi ndaj ndjekësve që e “bullizojnë” për shtatzëninë: Unë do lind kur…

Sikundër dimë të gjithë Elita Rudi është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë, lajm ky që përveç atë dhe familjarëve të saj dhe Gjikos ka gëzuar shumë edhe fansat.

Mirëpo, përtej gjitha të mirave që ka sjellë zhvillimi i teknologjisë dhe sidomos i rrjeteve sociale, duhet ta pranojmë se kanë shkaktuar edhe disa dukuri negative dhe një ndër to është edhe cënim i jetës së gjithsecilit.

Duke qenë se interaktiviteti është i lartë, shpesh jemi dëshmitarë se si njerëz të ndryshëm marrin të drejtën të komentojnë e fyejnë, pa marrë parasysh se çfarë mund të shkaktojë qoftë edhe një emoji nga ana e tyre.

Më të ekspozuarit në këtë raste janë figurat publike, edhe për shkak të audiencës së lartë, e nuk kursyehen edhe kur janë shtatzënë si në rastin e Elitës.

Moderatorja ka reguar mbrëmjen e sotme nëpërmjet një statusi në Instastory ku shkruan se bullizimi ndaj grave shtatzëna ditët e sotme është i egër dhe komentet janë shumë të ulëta.

Me të drejtë, Elita shkruan se nëse nuk ju pëlqen një personazh thjesht mos e ndiqni, pa patur nevojë ta ndikoni me mesazhe dhe komente të tilla.

Njerëzit janë shumë të pasjellshëm ndaj grave shtatzëna ditët e sotme. Po shoh nonstop komente të tilla nëpër foto të grave shtatzëna: “Kur po ki me pjell?” “Hajde mo lind mo.” “Pse pe qet barkun?” “Pse pe mshef barkun?” “Pse pe man barkun?” “Thu veq ti ki bo fmi.”

Stop bullizmit ndaj secilit person! Nëse nuk të pëlqen personazhi që e ndjek veq mundesh mos me e ndjek mo!

Meqë ra fjala, unë kom me lind kur t’i boj 9 muj të plota ishalla don zoti!Qaq duhet për me pas një shtatzani të shëndetshe për mu dhe bebin. Pëe juve që i uroni lidnje të hershme një nane ishalla ju fal zoti!

Pak javë më parë, Elia iu kundërpërgjigj edhe një komentuesi që i shkruante se “ngeli duke bërë fëmijë.”

Veprime të tilla dhe gjuha denigruese janë  të pajustifikuara në çdo rast e aq më tepër kur lidhet me kategori të tilla, siç janë edhe gratë shtatzëna.

Herë tjetër duhet të mendoheni dy herë para se të shpërndani energji negative e të fyeni të tjerët, pasi kjo mund të ketë deri edhe pasoja fatale te personi i bullizuar.