EMOCIONUESE/ Sara Hoxha poston VIDEON më të ëmbël të bakut kur bebi e gjuan me këmbë – AlpeGossip
EMOCIONUESE/ Sara Hoxha poston VIDEON më të ëmbël të bakut kur bebi e gjuan me këmbë

EMOCIONUESE/ Sara Hoxha poston VIDEON më të ëmbël të bakut kur bebi e gjuan me këmbë

Sara Hoxha dhe Ledri Vula po presin me padurim të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa bebushja e tyre duket se s’ka akoma “ndërmend” të vijë në jetë.

Mami Sara ka treguar se po e ëndërron pafund momentin kur do të marrë të voglën në krahët e saj, ndërsa në rrjete sociale ka ndarë herë pas here me ndjekësit ecurinë e shtatzënisë së saj.

Ajo ka treguar se nuk i ka ardhur ende dita e duhur për të lindur, ndaj me siguri do të duhet të presim edhe pak sa vogëlushja të vijë në jetë. Sara është shprehur se tani që është drejt fundit të shtatzënisë ha vetëm gjëra të ëmbla. Ndërkohë fansat kanë qenë kuriozë të dinë, nëse ajo do e mbajë të fshehtë portretin e vajzës kur të lindë.

Nuk e di si ndihem ende për këtë gjë. Mendoj se do e vendos kur të lindë ajo”, është përgjigjur Hoxha.

Vogëlushja e tyre është një “çapkëne” që në bark, ndërsa Sara ka publikuar videon më të bukur të barkut ku lëviz bebushja e saj.

Ajo lëviz aq shumë, sa e bën partneren e Ledrit të mendojë se e bija “po kërcen” aty brenda.

“Cfarë po bën ajo aty brenda? Po kërcen?”- shkruan Sara krahas videos që na e ëmbëlsoi ditën!

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/12/88557996_1901476060017256_3152784869820703048_n.mp4?_=1