“ISHTE NJË DITË E VEÇANTË PËR NE…”/ Devis Xherahu publikon FOTON dhe jep lajmin e fejesës – AlpeGossip
“ISHTE NJË DITË E VEÇANTË PËR NE…”/ Devis Xherahu publikon FOTON dhe jep lajmin e fejesës

“ISHTE NJË DITË E VEÇANTË PËR NE…”/ Devis Xherahu publikon FOTON dhe jep lajmin e fejesës

Këngëtari i njohur, Devis Xherahu, ka zyrtarizuar ditën e sotme lidhjen e tij me bukuroshen Ertemiona Mejdani. Çifti i njohur prej kohësh kishin shprehur dëshirën për martesë, por sot i kanë dhënë fund beqarisë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Devisi, përmes një postimi në rrjete sociale. Ai ka publikuar në Instagram dy foto ku shfaqet duke pozuar me unaza në gisht bashkë me Ertemionën.Devisi është shprehur shumë i lumtur dhe ka uruar që të plaket në krahët e partneres s ëtij.

Sot ishte jë ditë e veçantë për ne, zyrtarizmi i lidhjes sonë. Ajo që do i uroja gjysmës sime Ertemionës është të plakemi bashkë jeta ime”, ka shkruar Xherahu.

 

Menjëherë pas postimit ndjekësit e tij kanë vërshuar në komente duke i uruar dyshes jetë të lumtur. Devisi dhe Ertemiona kanë më shumë se 9 vite të lidhur me njëri-tjetrin dhe kanë shprehur dëshirën më herët edhe për t’u bërë prindër. Me siguri pas zyrtarizimit të marrëdhënies ata do të fillojnë të mendojnë edhe për krijimin e një familjeje së bashku.