“KAM PUNUAR EDHE SI MURATOR”/ Kledi Kadiu rrëfen eksperiencën e tij të vështirë të fillimet në Itali: Sakrifica larg prindërve… – AlpeGossip
“KAM PUNUAR EDHE SI MURATOR”/ Kledi Kadiu rrëfen eksperiencën e tij të vështirë të fillimet në Itali: Sakrifica larg prindërve…

“KAM PUNUAR EDHE SI MURATOR”/ Kledi Kadiu rrëfen eksperiencën e tij të vështirë të fillimet në Itali: Sakrifica larg prindërve…

Kledi Kadiu është një ndër artistët shqiptar më të njohur në Itali dhe gjithë suksesin e ka arritur falë punës së tij. Balerini është larguar gjatë viteve ’90 në shtetin fqinj e sigurisht në fillim asgjë nuk ka qenë e lehtë për të. Në një intervistë të dhënë sot për “Special Edition by Arjola”, Kadiu ka rrëfyer gjithë peripecitë që ka kaluar për të arritur këtu ku është sot.

Ai tha se në fillimet e tij në Itali bënte çmos që mos e tregonte se ishte nga Shqipëria, duke qenë se atë kohë shqiptarët paragjykoheshin shumë.

“Bënim çmos që mos e kuptonin që ishim shqiptarë. Vitet 90 ishin pak ndryshe për sa i përket brezave të rinj. Normale që vështirësitë ishin shumë më të mëdha. Ishte një mentalitet jashtëzakonisht i kritikuar sa i përket shqiptarëve. Kjo është një fakt, unë e kujtoj shumë mirë kur bashkë me Ilir Shaqirin punonim në transmesionin Guona Domenica bënim çmos që mos thoshim, mos ta kuptonim që ishim shqiptarë. Edhe pse punonim në një televizion, i cili ishte shumë i shikuar dhe i lakmuar”, ka treguar Kledi.

Balerini shqiptar ka rrëfyer se në fillim është detyruar të punojë edhe si murator për t’i bërë ballë jetës në një vend të ri.

“Në Itali ishin sakrifica të tjera, sakrifica larg prindërve në moshë shumë të re, eksperienca e parë që nuk dije si ta përballoje jetën e një emigranti në fillimet e saja. Punimet e ndryshme jo vetëm në zanat por dhe në punë të tjera për ti bërë ballë jetës . Kam punuar si murator, ndihmonim personat që kishin nevojë për të ndërtuar. Ja gjithë këto janë sakrifica, por këmbëngulja dhe pasioni kur ke për zanatin kalon çdo gjë dhe sot të duken sikur ke kaluar një urë me shumë pengesa të vogla”, tha Kadiu.

Sot ai ka ndërtuar jetën e tij dhe një karrierë mjaft të suksesshme në Itali e ndihet totalisht i plotësuar. Kledi Kadiu është i martuar me francezen Charlotte Lazari dhe të dy janë prindër të një vajze të vogël.