U ELEMINUA NGA “LOVE STORY”/ Kejda thumbon keq Saimirin pas largimit: I ka humbur vlerat si mashkull (VIDEO) – AlpeGossip
U ELEMINUA NGA “LOVE STORY”/ Kejda thumbon keq Saimirin pas largimit: I ka humbur vlerat si mashkull (VIDEO)

U ELEMINUA NGA “LOVE STORY”/ Kejda thumbon keq Saimirin pas largimit: I ka humbur vlerat si mashkull (VIDEO)

Kejda dhe Drita ishin dy vajzat që Saimiri zgjodhi të eliminonte mbrëmjen e së hënës. Dy vajzat u shprehën se e prisnin eliminimin, edhe pse ishin ndër të preferuarat e publikut. Ndërkohë pas eliminimit në një intervistë për “Daily Love Story”, Kejda ka thumbuar Saimirin duke u shprehur se ai nuk është i sinqertë.

Ajo tha se e ka kuptuar që “princit modern” të Love Story i pëlqejnë vajzat që i afrohen shumë që në fillim dhe kjo nuk është pjesë e karakterit të saj, ndaj u eliminua. Kejda shtoi se nga sjellja e Saimirit i kanë lindur shumë dyshime, sepse ai sillet njësoj me të gjitha vajzat në spektakël.

“Nga sjellja e Saimirit më lindën shumë dyshime, sepse është i njëjtë me të gjitha vajzat. Është shumë konfuz dhe nuk e di nëse është show. Atë e di Saimiri, por nuk më duket shumë i sinqertë të them të drejtën”, u shpreh Kejda.

Ajo tha se Saimiri i ka humbur të gjitha vlerat për të si mashkull, përderisa del në takime me vajzat si Einxhëll apo Suela. Ndërkohë ditën e hënë u largua nga emisioni edhe Albana, motra binjake e Silvanës, që ishte vajza e parë që i rrëmbeu një puthje në buzë Saimirit.