“JAM E VETMJA…”/ Arbana Osmani poston VIDEON dhe na trgoi detajin e veçantë që nuk e kishim vënë re më parë – AlpeGossip
“JAM E VETMJA…”/ Arbana Osmani poston VIDEON dhe na trgoi detajin e veçantë që nuk e kishim vënë re më parë

“JAM E VETMJA…”/ Arbana Osmani poston VIDEON dhe na trgoi detajin e veçantë që nuk e kishim vënë re më parë

Në fund të çdo viti Top Media prezanton një këngë, në formën e një kartoline urimi për gjithë shqiptarët. Kjo traditë ndiqet prej 20 vitesh dhe shumë personazhe të rinj shfaqen vit pas viti, por vetëm një nuk ndryshon. Bëhet fjalë për Arbana Osmanin. Moderatorja ka qenë një nga personazhet më besnikë të ekranit të Top Channel dhe në këto 20 vite ka qenë pjesëmarrëse në të gjitha këngët e fundvitit.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë moderatorja dhe ajo ka treguar se është bërë nostalgjike pas xhirimeve për këngën e re, që do të transmetohet së shpejti.

“Kam 20 vite, 20 këmgë të kënduara. U bëra nostalgjike befas kur po shikoja në 2001-shin ishte e para, kjo i bie të jetë e 20-ta. Sa shumë”, është shprehur Arbana.

Kliko linkun për videon

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/12/video-1608052484.mp4?_=1

Moderatorja pritet që së shpejti të rikthehet në ekran edhe me emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”, edhe pse ka vetëm 2 muaj që ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë, Diellin. Ajo ka treguar se nuk dëshiron që të shkëputet nga ekrani, me shpresën se do ja dalë mbanë të kujdeset për vogëlushin e njëkohësisht për programin