“DUA TË THEM DIÇKA…”/ Mesa duket Beatrix Ramosaj e ka pasur me dy mendje dhe si përfundim nuk na tregoi “hallin” që ka – AlpeGossip
“DUA TË THEM DIÇKA…”/ Mesa duket Beatrix Ramosaj e ka pasur me dy mendje dhe si përfundim nuk na tregoi “hallin” që ka

“DUA TË THEM DIÇKA…”/ Mesa duket Beatrix Ramosaj e ka pasur me dy mendje dhe si përfundim nuk na tregoi “hallin” që ka

Beatrix Ramosaj ka kohë që është shkëputur nga muzika dhe për herë të fundit ka publikuar një këngë në vitin 2017-të. Para disa muajsh ajo paralajmëroi se po përgatitej për rikthimine  saj në muzikë dhe po punonte për një këngë të re. Beatrix nuk dha shumë detaje, mirëpo tregoi se po punonte në stduio për të.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme ajo i ka habitur të gjithë fansat në rrjete sociale, duke shkruar diçka misterizoe. “AAAA!!! Dua të them diçka por nuk e them dot, por por ëhmmm!!! Okay, f**k it. Më mirë jo! Lol”, ka shkruar Ramosaj në një postim në story.

Më pas ajo ka publikuar disa video të saj, në të cilët shihet duke udhëtuar me një makinë të hapur. Beatrix duket shumë e lumtur dhe madje pak e përlotur. Se çfarë po ndodh me të ajo nuk ka dashur ta tregojë, por shumë po shpresojnë që të ketë të bëjë me muzikën. Përderisa ajo paralajmëroi se po mendonte rikthimin, ndoshta kënga mund të jetë finalizuar dhe kjo gjë mund ta ketë bërë të lumtur. Kjo nuk dihet ende, ndaj do të na duhet të presim derisa Beatrix të zbulojë misterin.