“BASHKËJETUAM SHUMË MIRË…”/ Vivien i tregon në sy të kamerave Silvanës pse u nda nga lidhja 5-vjeçare – AlpeGossip
“BASHKËJETUAM SHUMË MIRË…”/ Vivien i tregon në sy të kamerave Silvanës pse u nda nga lidhja 5-vjeçare

“BASHKËJETUAM SHUMË MIRË…”/ Vivien i tregon në sy të kamerave Silvanës pse u nda nga lidhja 5-vjeçare

Vivien dhe Silvana kanë intervistuar njëra-tjetrën në programin “Daily Love Story”, por nuk kanë kursyer as pyetjet pikante për njëra-tjetrën.

Silvana e ka pyetur 27-vjeçaren për puthjen e parë dhe lidhjen më të gjatë, për të cilën Vivien ka rrëfyer se ka qenë një marrëdhënie 5-vjeçare.

Si ndiheni në prag të kësaj nate të 6-të?

Vivien: E kam me frikë, nuk e di pse por e ndjej që do dal. Më duket se e kam mërzitur pak Saimirin. I thash një moment kur më dha trëndafilin “mos u mërzit me mua ore”. Nuk e di, mua më pëlqen të kemi edhe ato debatet por që është fundi i vitit 2020, një vit me shumë peripeci, është dhe kjo nata e gjashtë që të gjitha vajzat kanë atë vendin e vetë dhe kam frikë. Megjithatë, le të fitojë më e mira për Saimirin.

Silvana: Unë këtë javë ndihem shumë e emocionuar sepse në këto 5 javë kanë ndodhur shumë gjëra mes meje dhe Saimirit. Gjërat kur ndjehen ndodhin dhe nuk i ndalon dot. Shpresoj që rrugëtimi im të vazhdojë akoma sepse kam dëshirë ta njoh akoma dhe ta zbuloj më shumë Saimirin.

E ke menduar më parë që do të ishe deri në natën e 6-të?

Vivien: Natën e parë e dija se dhashë atë puthjen me shumë siklete, por nga nata e dytë e këtej kam qenë gjithë kohës me frikë sepse edhe vajzat që janë larguar kanë qenë surprizë për të gjithë.

Silvana: Kur e ke dhënë puthjen e parë Vivien?

Vivien: Para shumë vitesh, mbaj mend se ishte fiks si me Saimirin. Ai ishte me gojën hapur, unë i shkova ashtu. Isha 14 vjeç.

Vivien: Mendimet e para për mua?

Silvana: Më acaroje nervat në fillim. Ndoshta ngaqë të shikoje si konkurente të fortë aty brenda, të shihja si gocë të bukur dhe disa shikime sikur më shikoje keq, nuk e di pse. Por më bëhet shumë qejfi që kam ndryshuar ide. Më dukesh shumë me kulturë, shumë me edukatë dhe shumë mbështetëse me ne edhe pse të tjerat e kanë kapur pak keq.

Vivien: Për t’u studiuar njëherë si ishit të dyja. Se erdhët me shpatë në dorë nga Italia, njëra e ka më të theksuar shpatën.

Silvana: Cila ka qenë lidhja jote më e gjatë dhe pse përfundoi?

Vivien: Unë kam patur një lidhje 5-vjeçare, ka përfunduar në fillim të verës që kaloi. Përfundoi sepse unë me atë djalin bënim jetë shumë të ndryshme. Bashkëjetuam shumë mirë për ato vite që ishim bashkë dhe jemi ndarë shumë miqësisht, pa problem, pa tradhti, pa gënjeshtra.

Më ka dhënë shumë siguri ajo lidhje, më ka rritur shumë, më ka bërë të ndihem grua. Prandaj nuk kam më kohë që të bëj lojëra, duhet patjetër që të gjej dikë që të vazhdoj jetën./tvklan/