NDARJA E BUJSHME E TUNËS NGA PATRISI/ Ja çfarë veprimi bën së fundmi këngëtarja (FOTOT) – AlpeGossip
NDARJA E BUJSHME E TUNËS NGA PATRISI/ Ja çfarë veprimi bën së fundmi këngëtarja (FOTOT)

NDARJA E BUJSHME E TUNËS NGA PATRISI/ Ja çfarë veprimi bën së fundmi këngëtarja (FOTOT)

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike javët e fundit. Ata janë përfolur për një ndarje të mundshme dhe e gjitha nisi për shkak të disa shenjave në rrjete sociale. Tuna hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i Tian, të birit, duke e bërë nga Tian Patris Berisha në Tian Sejdi. Madje ajo e hoqi Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Patrisi së fundmi, duke konfirmuar në një lloj mënyre zërat për ndarje nga Tuna. Patris ka publikuar në Instagram një video me djalin, ku të dy shihen duke u puthur me njëri-tjetrin. “Tian Patris Berisha”, ka shkruar ai duke ju rikujtuar edhe një herë të gjithëve emrin që mbante më parë i biri në Instagram dhe që do të mbajë gjithë jetën.

Prive ka raportuar se Tuna ka lëvizur drejt Shkupit bashkë me djalin e saj, ndërsa Patrisi jeton në një lagje tjetër të kryeqytetit.

Mirëpo së fundmi, këngëtarja ka ndërruar sërish destinacion.

Ajo ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara dhe në rrjete sociale ka ndaë foto nga Miami.

Në postimet e saj, Tuna tregonte se po shijonte në maksimum kohën me diell dhe udhëtimin e saj, ndërsa ende s’ka publikuar një foto me të birin, ndaj nuk dihet nëse Tian është me të.