KA PËR T’JU PËLQYER/ Alban Ramosaj na tregon me këtë FOTO bisedën e fundit me të ëmën dhe ja si e ka regjistruar emrin e saj – AlpeGossip
KA PËR T’JU PËLQYER/ Alban Ramosaj na tregon me këtë FOTO bisedën e fundit me të ëmën dhe ja si e ka regjistruar emrin e saj

KA PËR T’JU PËLQYER/ Alban Ramosaj na tregon me këtë FOTO bisedën e fundit me të ëmën dhe ja si e ka regjistruar emrin e saj

Alban Ramosaj është një ndër emrat e njohur të muzikës, i cili është tepër aktiv në rrjete sociale dhe qëndron thuajse gjatë gjithë kohës në kontakt me ndjekësit e tij.

Disa javë më parë, në pamundësi për të qenë bashkë, këngëtari na tregoi në Instastory një bisedë që po zhvillonte me mamanë e tij me videocall dhe pikërisht foton e bisedës së tyre, Albani e ka publikuar në InstaStory.

Ky i fundit e pranonte që është tepër i lidhur me të ëmën dhe s’e ka aspak problem ta quajë veten ‘djalë mamaje’.

Mirëpo, edhe nëna e këngëtarit, ashtu si pjesa më e madhe e nënave qenka meraklie dhe ndoshta fare pak e “fiksuar” pas tij.

Në një bashkëbisedim që ka zhvilluar me fansat në Instagram, Albani është pyetur për bisedën e fundit me të ëmën, Antigonën.

Por, shihni pak si e ka shënuar ai emrin e saj në telefon! “Ku je?”, pyetja më e shpeshtë që ajo i bën këngëtarit dhe ndoshta pyetja e preferuar e të gjitha nënave shqiptare.

Kujtojmë se Albana Ramosaj është larguar nga Shqipëria prej pak kohësh dhe ka vendosur të nisë një jetë të re në Spanjë. Albani duket se nuk ka vendosur për t’u shkëputur përgjithmonë nga Shqipëria, sepse mund të rikthehet sërish këtu.

Ndërkohë për sa i përket projekteve muzikore ai ka treguar se do të vijë me diçka të re vitin e ardhshëm. Alban Ramosaj i ka kaluar periudha të ndryshme të jetës në vende të ndryshme. Këngëtari ka jetuar për pak kohë në Tiranë, ndërsa fëmijërinë e tij e ka kaluar në Holandë.