“UNË TË PËRGJIGJEM ME GRUSHT”/ Arjan Konomi i kthehet konkurrentit: E di ku dallon njeriu nga kafsha? (FOTO) – AlpeGossip
“UNË TË PËRGJIGJEM ME GRUSHT”/ Arjan Konomi i kthehet konkurrentit: E di ku dallon njeriu nga kafsha? (FOTO)

“UNË TË PËRGJIGJEM ME GRUSHT”/ Arjan Konomi i kthehet konkurrentit: E di ku dallon njeriu nga kafsha? (FOTO)

Ditën e sotme në “Përputhen” u transmetua takimi mes Ledjanës dhe Kristjanit, ku u diskutua rreth xhelozisë dhe ngacmimeve. Kjo temë mori vëmendje edhe në studio.

Eri me shaka e përmendi duke thënë: “E di çfarë e ka trembur Ledjanën? Pyetja e Kristit, që i tha si do reagoje kur je me mua dhe do të ngacmojë një tjetër”.

“Për femrën që unë kam i di të gjitha gjuhët, unë te përgjigjem dhe me grusht dhe me inteligjencë. Njeriu e ka në mënyrë natyrale konfrontimin fizik”, tha Kristjani.

Pas kësaj përgjigje erdhi një reagim i ashpër nga opinionisti Arjan Konomi: E përjashtoj në çdo lloj situate goditjen, prandaj janë bërë dhe shteti me ligje, me kode penale, per të rregulluar organizimin shoqëror të njerëzve. Mendoja se do ishe personi i fundit që do më sillje në këtë reagim. E di kush e dallon njeriun nga kafsha? E dallon frenimi i impulsivitetit. Njeriu ka arsye.