Për vajzat pamja e jashtme ddhe look-u i tyre ka një rëndësi shumë të madhe. Shumë prej tyre kurohen deri në detje për tu dukur bukur në sy të të tjerëve, e njëjta gjë vlen edhe pë vajzat e showbizzit shqiptar ku nuk i rezistojnë dot trendeve të fundit në look.
Së fundmi shumë prej tyre i kanë rezistuar trendit më “IN” të momentit në instagram, modeli i flokëve me bisht gërshetë ose të kapur me llastikë të vegjël po bën namin e momentit.
Në fakt është thjesht një bisht klasik, ngjan i guximshëm, modern dhe shumë stil ku vajzat VIP-e tashmë e përdorin në përditshmëri apo edhe në setet e tyre fotografike.
Disa prej tyre duke filluar nga Luana, Enca e deri tek Melisa kanë përdorur flokë ekstejshën që bishti i tyre të duket edhe më i gjatë, por ka edhe nga ato që kanë përdorur flokun e tyre natyral dhe duken bukur.
Një model që edhe ju sapo ta shikoni do e adhuroni dhe Alpegossip.al ju sjell fotot e vajzave të showbizzit shqiptar me këtë look dhe ju lë ju të vendosni se cila duket më bukur. Nëse dhe juve ju pëlqen ky model mund të shihni ato dhe t´a praktikoni në flokun tuaj.