“PËR MOMENTIN JAM KONFUZ…”/ Mevlani refuzon Sarën në takim, Antonela çohet dhe e puth (VIDEO) – AlpeGossip
“PËR MOMENTIN JAM KONFUZ…”/ Mevlani refuzon Sarën në takim, Antonela çohet dhe e puth (VIDEO)

“PËR MOMENTIN JAM KONFUZ…”/ Mevlani refuzon Sarën në takim, Antonela çohet dhe e puth (VIDEO)

Pak ditë më parë në Përputhen erdhi një vajzë e re e quajtur Sara. Ditën e djeshme ishte takimi i saj i parë me Atdheun, i cili i dhuroi një të puthur në buzë.

Dyshja u treguan shumë të afërt me njëri-tjetrin, por në puntatën e sotme Sara zgjodhi Mevlanin për një takim të dytë. Konkurrenti e refuzoi, duke treguar dhe arsyen.

“Për momentin unë jam konfuz vetë në rradhë të parë, mes dy vajzave. Së dyti, jo për puthjen, nuk e gjykoj që të jem i sinqertë dhe i pastër por ajo tha që ka filluar të më kriset zemra, të mos ia prish ato krisjet. Ndoshta për më vonë.Më pëlqen, nuk e ofendoj, është një ndër pëlqimet e mia. Nuk më dogji fakti i puthjes por që tha kam filluar ndjenja për një person. Do e shikoj gjatë rrugës, nëse do ketë devijime në rregull, nëse jo nuk dua t’i prish atë harmoninë që ajo ka krijuar”, tha ai.

Pasi Mevlani tha që nuk pranon të dalë me Sarën, Antonela u çua dhe e puthi në faqe.