“DASHNI…”/ Gent Fatali i bën dedikimin më të bukur Rozafës me këtë FOTO për ditëlindje – AlpeGossip
“DASHNI…”/ Gent Fatali i bën dedikimin më të bukur Rozafës me këtë FOTO për ditëlindje

“DASHNI…”/ Gent Fatali i bën dedikimin më të bukur Rozafës me këtë FOTO për ditëlindje

Gent Fatali është një ndër artistët më të talentuar që brenda pak kohësh arriti të bëhej pjesë e tregut muzikor shqiptar. Megjithatë, kohët e fundit është vënë re një mungesë nga ana e tij në muzikë.

Disa muaj më parë reperi tregoi në një intervistë se po merret me biznes dhe kohën më të madhe e shpenzon atje, andaj është tërhequr nga muzika. Prej dy vitesh ai po shijon një romancë të bukur me Rozafën, motrën e Loredanës.

Ditën e sotme Rozafa feston ditëlindjen dhe Gent Fatali, si një djalë romantik që është, i ka bërë një super dedikim partneres së tij. Ai ka pulikuar në Instagram një foto, në të cilën Rozafa shfaqet duke e parë me sytë plot dashuri reperin.

Urime ditëlindja dashni”, ka shkruar Genti përkrah fotos.

Pak kohë më parë reperi dhe partnerja e tij u përfolën se kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre. mirëpo Genti i mohoi zërat, teksa ishte i ftyar në emisionin “Shiko kush luan”. Megjithatë, në “After party-n e Luanës”, Genti mes bashkëjetesës dhe martesës, zgjodhi këtë të dytën.

Ndërsa si tre cilësitë që vlerëson më shumë te Rozafa ai përmendi: sinqeritetin, mbështetjen dhe mençurinë. Ndërkohë, tregoi se vesi i tij më i keq që ajo s’e duron dot janë vonesat.