“PO MË DUKET SILUR PO I FLAS VETES”/ Shqipja i kthehet Sindit: Kur je ulur në atë karrige ti duhet të… (FOTO) – AlpeGossip
“PO MË DUKET SILUR PO I FLAS VETES”/ Shqipja i kthehet Sindit: Kur je ulur në atë karrige ti duhet të… (FOTO)

“PO MË DUKET SILUR PO I FLAS VETES”/ Shqipja i kthehet Sindit: Kur je ulur në atë karrige ti duhet të… (FOTO)

Ish-konkurrentet e “Përputhen”, Shqipja dhe Ana ishin mbrëmjen e sotme opinionistet e programit. Dy vajzat dhanë mendimin e tyre rreth zënkës së Sindit me Julin.

Shqipja i tha Sindit se si pjesë e programit, duhet të përballet me këdo dhe jo të largohet pas çdo goditjeje.

“Sindi, po më dukesh sikur po i flas vetes time. Kthehu nga unë. Ti do japësh mendimin tënd dhe ke të gjithë të drejtën e botës të çohesh, të ulërasësh, po ta marrim gjithmonë në thonjëza. Ama kur je ulur në atë karrige ti duhet të përballesh me këdo, nuk ka ndodhur as nga unë, as nga Ana që ne të çoheshim dhe të iknim, ta linim debatin përgjysmë. Tani ti për çdo goditje dhe të gjitha vajzat këtu do çoheni do ikni?”, i tha ajo.