“ZOTI MBROFTË…”/ Ina Kollçaku i kthehet ashpër Arjan Konomit për termat “pervers” dhe “seksizëm” – AlpeGossip
“ZOTI MBROFTË…”/ Ina Kollçaku i kthehet ashpër Arjan Konomit për termat “pervers” dhe “seksizëm”

“ZOTI MBROFTË…”/ Ina Kollçaku i kthehet ashpër Arjan Konomit për termat “pervers” dhe “seksizëm”

Pas rikthimit të Sindit në emisionin “Për’puthen”, u diskutua sërish debati i ashpër mes saj dhe Julit, teksa të dy konkurrentët u vendosën përballë njëri-tjetrit.

Sindi erdhi t’i kërkojë llogari Julianit pse e kishte quajtur perverse, ndërsa quajti “seksizëm” e “bullizëm” komentin “Je si vaji ekstra i virgjër i Borshit”, që Juliani i bëri konkurrentes.

Në debatin e tyre ndërhyri opinionisti Arjan Konomi, i cili u shpreh se ishte ai që ia kishte thënë i pari Sindit termin “perverse”, pasi i dukej se ajo bënte zgjedhje perverse me djemtë e emisionit, ndaj s’iu duk e drejtë t’i kërkojë llogari Julit.

Arjani u shpreh se termi “pervers” do të thotë zgjedhje jo e zakonshme, ndërsa për këto komente të tijat ka reaguar edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen 1”, Ina Kollçaku.

Në InstaStory, ajo shkruan:

“Sapo kuptova që fjala perverse qenka krijuar nga Arjan Konomi dhe ka kuptim një zgjedhje jo e zakonshme. O Zot!”

Gjithashtu, ajo vendos të sqarojë në llogarinë e saj termin seksizëm.

“Seksizmi është term i lidhur vetëm me paragjykimet me bazë gjinore. Psh: Vajzat/gratë veshin rozë. Pse ke veshur bluzë rozë si vajzë?

Djemtë/ Burrat punojnë në ndërtim. Pse burrë je ti të punosh në ndërtim?”

“Fjala femër madje është traumatike për një feministe, nëse nuk po përdoret vetëm për seksin, psh në pasaportë. Vajzë dhe grua është i vetmi term i saktë. Unë kur dëgjoj “jemi femra” më vjen të vdes.”- vazhdon Ina.

“Ngacmimi seksual nuk është seksizëm. Ngacmimi seksual është ngacmim seksual! Seksualisht ngacmohen vajzat, djemtë, homoseksualët, biseksualët, transseksualët dhe unësi sapioseksuale sa herë dikush thotë diçka idjote!”

“Ju përshëndes tani! Zoti mbroftë adoleshentët që kanë këto shembuj! Uroj të harrojnë me moshë ça kanë dëgjuar sot! Ju lutem, blini një libër!”- ka përfunduar Ina.