“E ZGJODHA SEPSE ËSHTË SI BARBIE”/ Elisabetta Franchi ju prezanton italianëve Marinën si përfaqësuese të bukurisë shqiptare – AlpeGossip
“E ZGJODHA SEPSE ËSHTË SI BARBIE”/ Elisabetta Franchi ju prezanton italianëve Marinën si përfaqësuese të bukurisë shqiptare

“E ZGJODHA SEPSE ËSHTË SI BARBIE”/ Elisabetta Franchi ju prezanton italianëve Marinën si përfaqësuese të bukurisë shqiptare

Marina Vjollca ka publikuar disa video nga takimi i fundit me Elisabetta Franchin, me të cilën prej muajsh po bashkëpunon dhe është kthyer në imazh të markës së saj.

Gjatë një takimi, stilistja e prezanton Marinën si përfaqësuese të bukurisë shqiptare.

“Sot dua t’iu prezantoj Marinën që siç e shikoni është një vajzë shumë e bukur. Ajo është nga Shqipëria, ne jemi fqinj. Unë doja të zgjidhja një vajzës shqiptare sepse doja që marka ime të prezantohej edhe për vajzat atje, jo vetëm për ato që jetojnë në Itali. Dhe zgjodha Marinën që është si një barbie”, ka thënë Elisabetta.

Marina shfaqet shumë e emocionuar dhe në ato pak momente që ka folur, duket qartë sa e lumtur është për këtë bashkëpunim.

Moderatorja ka theksuar se çdo vajzë shqiptare dëshiron dhe ëndërron të vishet të paktën njëherë me Elisabetta Franchi.