“ZEMRA IME, EDHE PSE TË KAM NXIRË JETËN…”/ Bora Zemani i dedikon fjalë zemre të vëllait për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
“ZEMRA IME, EDHE PSE TË KAM NXIRË JETËN…”/ Bora Zemani i dedikon fjalë zemre të vëllait për ditëlindje (FOTO)

“ZEMRA IME, EDHE PSE TË KAM NXIRË JETËN…”/ Bora Zemani i dedikon fjalë zemre të vëllait për ditëlindje (FOTO)

Ata që kanë motra ose vëllezër dhe kanë pasur apo kanë një marrëdhënie si “Tom & Jerry” me ta, do ta kuptojnë më mirë këtë urim të Bora Zemanit për të vëllain.

Motrat dhe vëllezërit janë ata që shpesh s’i durojmë dot, por do të jepnim jetën për ta.

Një marrëdhënie të tillë e ka edhe Bora me Lisienin, i cili sot feston ditëlindjen. Ata kanë treguar shpesh në rrjete sociale që janë tepër të lidhur me njëri-tjetrin.

Urimi i moderatores për të vëllain ishte më i bukuri. Krahas fotos së Lisienit, Bora ka shkruar:

“Zemra ime, shpirti im, gjaku im! Jam e lumtur që të kam në jetën time, që jam rritur me ty (edhe pse të kam nxirë jetën). Të dua dhe sa më shumë rritemi, të dua edhe më shumë,”- shkruan Bora.

Disa ditë më parë, Bora mposhti virusin Covid-19, e cila e detyroi të mungonte për ditë me radhë në emisionin “Për’puthen”. Moderatorja është shprehur se është ruajtur shumë për gjithë këto muaj, por nuk i shpëtoi dot infektimit.

“Faleminderit per gjithe urimet tuaja! Po jetojme ne kohe te veshtire, kohe pandemie! Si nje “frikacake” jam ruajtur gjithe vitin duke respektuar te gjitha masat antiCovid por ja… nuk shpetova dot. Gjithsesi une kam nisur mjekimin dhe jam nen kujdesin e duhur. Shpresoj te shihemi sa me shpejt. Kujdesuni per veten dhe te afermit tuaj! Shendeti mbi te gjitha! Ps: kjo eshte nje foto e shkrepur me pare dhe nuk ka aspak lidhje me fytyren time ne kete moment. Po ua kursej kete!”, shkruante Bora.