“MË DUKENI SI…”/ Antonela debaton me djalin e ri në “Për’puthen”: As lesh në fytyrë nuk ke… – AlpeGossip
“MË DUKENI SI…”/ Antonela debaton me djalin e ri në “Për’puthen”: As lesh në fytyrë nuk ke…

“MË DUKENI SI…”/ Antonela debaton me djalin e ri në “Për’puthen”: As lesh në fytyrë nuk ke…

Antonela është përfshirë në një debat me Dorjanin, djalin e ri në Për’puthen.

Ai zgjodhi të mos jepte asnjë koment për Antonelën dhe Ledjanën, për të cilat tha më pas se i duken si nusja me vjehrrën.

Ndërsa Antonela iu përgjigj duke i thënë: “Sa vjeç je që as lesh në fytyrë nuk ke”.

Pjesë nga biseda

Dorjani: Sara është shumë fashion, Jasmina anon tek vajzat latine, ka shikim tërheqës, të fortë, të bën për vete. Për Antonelën dhe Ledjanën nuk kam koment. Ana është shumë tërheqëse, shumë fytyrë e ëmbël. Jam Dori, 29 vjec. Kam qenë futbollist, pastaj kalova në model, pastaj kalova me kujdesin e veshjeve për persona në televizione, evente apo njerëz të thjeshtë. Jam në një moshë që është më ideale ku mashkulloi dashuron me mendje, me zemër dhe seksualisht.

Arjani: Kam përshtypjen që ke ardhur të rrisësh Instagramin përderisa merresh me brand e modën. Erdhe sikur do të plotësoje formularin e lotarisë amerikane. Doja të veçoja Sindin, por nuk ndodhet këtu. Ka treguar karakter të fortë, e mbron veten në debate.

Ledjana: Pse nuk kishe koment për ne të dyja.

Dorjani: Më dukeni si vjehrra me nusen.

Antonela: Sa vjeç je se as lesh në fytyrë nuk ke?

Dorjani: Jemi në 2021, të kesh lesh në ditët e sotme është turp.