“KEMI KOHË PA KONCERTE, LEKËT…”/ Elvana Gjata i vë “flakën” festës në ditëlindjen e Ermalit (VIDEO) – AlpeGossip
“KEMI KOHË PA KONCERTE, LEKËT…”/ Elvana Gjata i vë “flakën” festës në ditëlindjen e Ermalit (VIDEO)

“KEMI KOHË PA KONCERTE, LEKËT…”/ Elvana Gjata i vë “flakën” festës në ditëlindjen e Ermalit (VIDEO)

Aktori dhe producenti i njohur Ermal Mamaqi ka festuar dje ditëlindjen.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar Ermalin për ditëlindjen e cila e ka gjetur në kohë pandemie. Pavarësisht kësaj dhe masava të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, festa për ditëlindjen e aktorit ishte madhështore.

Fillimisht ishte Amarda Toska që na zbuloi pak momente nga kjo festë teksa i uronte Ermalit ditëlindjen me fjalët më të ëmbla.

Ditëlindja e aktorit bëri bashkë shumë persona, e një prej tyre ishte dhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila kishte kohë që nuk ishte bërë ‘e gjallë’.

Mbrëmjen e djeshme, Elvana publikoi një foto me Ermalin, krahas së cilës shkruante:

“Gëzuam të gjithë bashkë në ditëlindjen tënde të 23-të. Çfarë bekimi, frymëzimi dhe true role model je! Kaq krenare për të!”

Përveç urimit publik, këngëtarja u ngjit në skenë, ku dhe këndoi. Para se të performonte ajo kërkoi me shaka që të paguhej pasi pandemia e ka lënë pa koncert.

“E lekët do na i japësh? Se kemi kohë pa koncerte! Të dua shumë, të jam mirënjohëse për gjithçka ke bërë për mua, sa të kem jetë do ta kthej 1 miliard fish se ti i meriton”, është shprehur Elvana me shaka

VIDEO