“JAM KËNAQUR DUKE…”/ Habit Lei Kraja: E kam mësuar sportin duke vënë skedina – AlpeGossip
“JAM KËNAQUR DUKE…”/ Habit Lei Kraja: E kam mësuar sportin duke vënë skedina

“JAM KËNAQUR DUKE…”/ Habit Lei Kraja: E kam mësuar sportin duke vënë skedina

Lei Kraja është një nga gazetaret më simpatike të sportit dhe së fundmi ka treguar edhe për një tjetër pasion të saj që lidhet me aktrimin.

Në dy puntatat e para të këtij sezoni në “Portokalli”, ajo ka interpretuar në rolin e prezantueses së “Përthithen +40”. Duke qenë se Lei ka jetuar për shumë vite në Amerikë, ajo që bie menjëherë në sy në këtë rol është edhe e folura e saj me theks amerikan.

Megjithatë sporti mbetet i pazëvendësueshëm për Lein dhe ajo po ecën shumë mirë me programin e saj sportiv “Sport Time” në Digitalb. Madje edhe në kohën që u infektua me Covid, Lei ka vijuar që ta moderojë nga shtëpia.

Ajo ishte e ftuar sot në “Wake Up”, ku tregoi edhe emisionin e saj të preferuar.

“Emisioni im më i preferuar që kam bërë në sport, pavarësisht që nuk e kam drejtuar unë, ka qenë ‘Bar Skedina’. Sa jam kënaqur te ‘Bar Skedina’, duke vënë skedina. Ashtu mësohet futbolli (qesh). Ishte emision shumë i bukur, në lokal, muhabet”, u shpreh Lei.

E pyetur nëse ka pasur persona që kanë besuar te skedinat e saj, bukuroshja tha duke qeshur: “Po ka pasur dhe kanë humbur. Mos besoni te skedinat e mia. Nuk jam ajo parashikuesja mirë le të themi”.