Tre ditë më parë, aktorja e njohur Eliona Pitarka tregoi se jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë.
Eliona ka sjellë në jetë vogëlushen që gjatë gjithë kësaj kohe e ka thërritur me përkëdheli “Pupushe” dhe ndihet në qiellin e shtatë nga gëzimi.
“Më në fund është këtu”- ka shkruar Eliona krahas fotos së ëmbël e cila na i shkriu zemrat.
“Barku u zvogëlua, zemra u zmadhua”- shkruante aktorja.
Pasi i pamë portretin ëngjëllor, Eliona na zbuloi sot edhe emrin që ka zgjedhur për të voglën e saj.
E bija e Elionës quhet Gala, ndërsa foto nënë e bijë na i ngrohu zemrat.