PRINC LEKA FESTON DITËLINDJEN/ Elia poston FOTON e veçantë dhe i dedikon fjalë të ngrohta: Qofsh i lumtur… – AlpeGossip
PRINC LEKA FESTON DITËLINDJEN/ Elia poston FOTON e veçantë dhe i dedikon fjalë të ngrohta: Qofsh i lumtur…

PRINC LEKA FESTON DITËLINDJEN/ Elia poston FOTON e veçantë dhe i dedikon fjalë të ngrohta: Qofsh i lumtur…

Me një foto të të voglës Geraldinë në krahët e babi Lekës, Elia ka zgjedhur ta urojë ditëlindjen e më të dashurit të saj, shokut të jetës.

“Princi im i kaltër. Të uroj gëzuar ditëlindjen. Qofsh i lumtur dhe jetofsh gjatë dashuria ime, shoku im i ngushtë, babi më i mirë në botë. Edhe pse nuk e them shpesh, i jam falenderuese Zotit që të solli në jetën time, që po rritemi bashkë, që kemi njëri-tjetrin mbështetje në çdo rrethanë. Të dua shumë, të kam ngrohtësi në zemër. Edhe 100 plot dashuri”, ka shkruar Elia krah fotos së Princ Lekës me princeshën Geraldinë në krahë.

May be an image of 1 person, baby, standing and indoor

Në një intervistë pak kohë më parë Elia ka treguar se Princ Leka është shumë i përkushtur në rolin e babit. Leka është kaq shumë i kujdesshëm dhe ë dhënë pas vajzës sa Elia ndihet e qetë.