“DUKESH SI FËMIJË”/ Antonela bllokohet përpara konkurrentit 20-vjeçar: Takimi më i sikletshëm… – AlpeGossip
“DUKESH SI FËMIJË”/ Antonela bllokohet përpara konkurrentit 20-vjeçar: Takimi më i sikletshëm…

“DUKESH SI FËMIJË”/ Antonela bllokohet përpara konkurrentit 20-vjeçar: Takimi më i sikletshëm…

Gjatë puntatës së sotme në “Për’puthen”, Antonela Berisha kërkoi një takim 4 minutësh me njërin prej djemve të rinj që i është bashkuar emisionit.

Geliani, 20-vjeç, u ul përballë Antonelës në karrige për të realizuar takimin të cilin Antonela e quajti më të sikletshmin.

Megjithëse i tha “Hajde tek mami” dhe e quajti fëmijë, Antonela u bllokua në takim me të riun dhe u shpreh se ai s’dinte të fliste.

“Dukesh që je fëmijë”- i tha ajo, duke theksuar se ndihej shumë në siklet në këtë përballje 4-minutëshe, pasi s’dinte çfarë të fliste.

Megjithëse e çuan deri në fund takimin e tyre, Antonela tregoi se s’kishte asnjë interes për djalin, ndërkohë që Arjani e vendosi me shpatulla pas murit.

Ai i tha konkurrentes se ishte hera e parë që një mashkull, për më tepër vetëm 20-vjeç, e kishte vënë Antonelën në siklet dhe e kishte bërë që ajo të mos dinte çfarë të fliste.

Megjithatë, konkurrentja e mohoi të ishte vënë në siklet nga pëlqimi për Geljanin, por tregoi edhe njëherë që s’dinte çfarë të fliste sepse Geljani nuk bisedonte dhe duket se diferenca e madhe e moshës ishte problem për të.