“NUK MË INTERESON ASNJË TJETËR”/ Ledjana dhe Mevlani deklarohen për njëri-tjetrin – AlpeGossip
“NUK MË INTERESON ASNJË TJETËR”/ Ledjana dhe Mevlani deklarohen për njëri-tjetrin

“NUK MË INTERESON ASNJË TJETËR”/ Ledjana dhe Mevlani deklarohen për njëri-tjetrin

Mevlani dhe Ledjana kanë qenë dyshja më e diskutuar në “Për’puthen” dhe më në fund pas 8 muajsh ata të dy janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin. Si fillim ishte Mevlani ai që bëri deklaratën e fortë gjatë takimit të transmetuar ditën e sotme. Gjatë kohës që ishin duke shijuar një gotë verë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Mevlani i tha Ledjanës se është brenda në emision vetëm për të.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Ledjana u rezervua në takim dhe përgjigjen e shumëpritur ja dha para të gjithëve.

“Unë i them që jam vetëm për të në program, dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.

Gjatë këtij momenti nuk mungoi as reagimi Antonelës, që hodhi një thumb për Ledjanën.

“Produksioni ju lutem Çmimin Oskar për aktoren e vitit!”, tha Antonela.

Kjo e fundit hoqi vetë dorë nga njohja me Mevlanin disa javë më parë, duke ja lënë Ledjanës rrugën të lirë. Antonela tha se e do aq shumë Mevlanin, sa vendosi ta lërë të lirë të vazhdojë jetën me njeriun që do ai vetë.