ÇFARË PO NDODH? Fansat kapin mat “Për’puthen” dhe shtohen dyshimet për skenar – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH? Fansat kapin mat “Për’puthen” dhe shtohen dyshimet për skenar

ÇFARË PO NDODH? Fansat kapin mat “Për’puthen” dhe shtohen dyshimet për skenar

Para disa javësh në “Për’puthen” ju bashkua një boksier, Shkëlqimi, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Madje ai zhvilloi menjëherë një takim me Sarën, në të cilin ata të dy u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin. Sara shprehu hapur edhe pëlqimin për boksierin, duke thënë se ai është i qetë dhe i duruar. Ndërkohë që të gjitha vajzat u shprehën të interesuara dhe të habitura për hyrjen e re, në fakt duket se ato janë njohur prej kohësh me Shkëlqimin.

Së fundmi në rrjet ka nisur të qarkullojë një video, e cila është bërë gjatë kohës që ishte në emision edhe konkurrenti i përjashtuar i “Për’puthen”, Eri Aga. Në sfond në video shfaqet edhe Shkëlqimi duke ecur në studio, gjë që ngre dyshime se ai ka qenë i pranishëm prej kohësh në emision. Dihet që “Për’puthen” xhirohet disa ditë para transmetimit, por siç duket Shkëlqimi ka bërë prova prej kohësh, ose ka qenë i caktuar prej kohësh për t’u bërë pjesë e programit.

Ky fakt është disi i çuditshëm dhe në një farë mënyre i shton akoma më shumë dyshimet se i gjithë programi është i ndërtuar në bazë të një skenari. Megjithëse produksioni është akuzuar shpesh për skenar nga ish-konkurrentë, këto aludime janë hedhur poshtë, por nuk e dimë se çfarë justifikimi do të japin pas kësaj videoje.

VIDEO