“E DASHUROJ…”/ Enca feston ditëlindjen në Dubai, PAMJET nga festa e saj dhe ka një mesazh për ndjekësat – AlpeGossip
“E DASHUROJ…”/ Enca feston ditëlindjen në Dubai, PAMJET nga festa e saj dhe ka një mesazh për ndjekësat

“E DASHUROJ…”/ Enca feston ditëlindjen në Dubai, PAMJET nga festa e saj dhe ka një mesazh për ndjekësat

Këngëtarja Enca Haxhia ka udhëtuar këto ditë drejt Dubait me shoqërinë e saj, për të kaluar disa momente relaksi.

Në rrjete sociale, ajo ka ndarë herë pas here me ndjekësit foto e video nga pushimet e saj që kanë qenë tepër të komentuara në rrjet.

Këngëtarja po i shijon këto ditë në maksimum dhe shprehet se dëshiron të jetojë gjithmonë në Dubai. Pse jo kur mund të festosh edhe jo-ditëlindjen?

Mbrëmjen e kaluar, Enca është mbledhur me shoqërinë e saj në një club nate, ku i është bërë pritja më e bukur dhe është trajtuar si princesha e jo-ditëlindjes.

 

“Po festojmë jo-ditëlindjen time. E dashuroj këtë vend.”- ka shkruar këngëtarja krahas pamjeve.

Megjithëse ka treguar se ndodhet atje me shoqërinë dhe askënd tjetër, një pjesë e ndjekësve e kanë ngacmuar këngëtaren duke e pyetur se kush ia ka paguar pushimet në Dubai.

Sigurisht, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Encës, e cila është bërë “bishë” nga këto komente me “pushime të paguara nga sheikët”. Nëpërmjet një videoje, ajo sqaron si është puna e pushimeve të saj “të paguara”.

Këngëtarja i quan pa nivel personat që kanë bërë komente të tilla, duke u shprehur se i siguron vetë paratë e saj për t’i siguruar vetes gjithçka që do. Ndaj, ajo tregon se nuk e ka aspak të nevojshme që pushimet t’ia pagujë një sheik. Enca shprehet se s’ka shkuar as në Hënë dhe as në Mars, ndaj nuk është aq e pamundur që ajo të shkojë për një palë pushime në Dubai. Siç ajo shprehet, këngëtarja është në krye të top-listave ndaj edhe pagesa e saj është e lartë.”

Për më tepër, ndiqni videon e saj:

VIDEO