Armela e ‘Big Brother’ nuk fshihet më: Pranon publikisht lidhjen e saj të re – AlpeGossip
Armela e ‘Big Brother’ nuk fshihet më: Pranon publikisht lidhjen e saj të re

Armela e ‘Big Brother’ nuk fshihet më: Pranon publikisht lidhjen e saj të re

Që prej ndarjes nga Damiano gjatë reality shoë-t “Big Brother Albania”, ku atyre iu desh të bëheshin çift për shkak të rregullave të lojës, Armela ka hezituar të flasë për jetën e sja sentimentale duke i lënë të gjithë në dyshime nëse ka një njeri në jetën e saj tashmë.

Mirëpo, duket se një gjë e tillë është e vërtetë dhe këtë e ka pranuar së fundmi vetë ish-banorja e reality show-t të famshëm.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka qenë në një club së bashku me Xhenin, dhe në një video të postuar në Insta Story, ka zgjedhur si sfond refrenin e këngës “Urime” të reperit 2Ton, që përfshin vargjet: “Shumë urime për dashninë e re…”

Rrofshi m lal!”-ka shkruar në mbishkrimin e videos Armela, duke lënë kështu të kuptohet se ajo është në një lidhje të re. Por se cili është djali që i ka vjedhur zemrën, duket se do duhet të presim edhe disa kohë për ta mësuar.