E TRISHTË/ Pas problemeve shëndetësore, aktorja e njohur ndahet nga jeta (FOTO) – AlpeGossip
E TRISHTË/ Pas problemeve shëndetësore, aktorja e njohur ndahet nga jeta (FOTO)

E TRISHTË/ Pas problemeve shëndetësore, aktorja e njohur ndahet nga jeta (FOTO)

Olympia Dukakis, aktorja fituese e çmimit ‘Oscar’, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare në shtëpinë e saj në New York.

Ky lajm është konfirmuar nga vëllai i saj, Apollo Dukasis, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Motra ime e dashur, Olympia Dukasis, ka vdekur këtë mëngjes. Ajo ndërroi jetë pas disa muajsh pasi kishte probleme shëndetësore”.

Dukakis u përfol shumë në moshën 56-vjeçare për rolin e saj në “Moonstruck”, një rol që i dha asaj ‘Glob të Artë’ dhe një ‘Oscar’.

Aktorja e filloi karrierën e aktrimit në skenë dhe bëri debutimin e saj në Broadway në “The Aspern Paper” në 1962. Performanca e parë televizive erdhi të njëjtin vit në episodet e “The Nursers” dhe “Dr. Kildare”, dhe talenti i saj ishte në vëmendje kryesisht deri në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990.

Ajo ishte e njohur gjithashtu për filantropi dhe aktivizëm politik, dhe dha mësim për më shumë se 15 vite në New York.

Dukakis, ishte vajzë e emigrantëve grekë, e cila lindi në qershor të vitit 1931 në Massachusetts. Ajo ndoqi studimet e larta në Universitetin e Bostonit. Aktorja u bë shumë e njohur për rolet e saj të spikatura në filma të tillë si: “Mr. Holland’s Opus”, “Steel Magnolias”, “Moonstruck”.