Të gjithëve na ndodh të kalojmë momente të sikletshme gjatë punës tonë dhe Albana Osmani nuk mund të bënte përjashtim. E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” moderatorja ka treguar momentin kur është ndier në siklet e madje “desh ka thyer qafën” në një trasmetim live.
“Momenti më i sikletshëm ka qenë në finalen e “Albanias Got Talent”. Kisha për të bërë bnjë kërcim me Esdalin Goranin pas 4 orësh trasmetimi live. Kam rrezikuar të thyej qafën. Ishte zhaner dramatik… Ishin disa momente që më kapte nga duart dhe më shtynte. Pas natës finale të këtij emisioni unë bleva një qafore dhe kam ndenjur 1 javë me të.”,- ka treguar Albana.