U RIBASHKUAN SËRISH/ Mozzik dhe Loredana zbulojnë surprizën që kanë mbajtur të fshehtë (FOTO) – AlpeGossip
U RIBASHKUAN SËRISH/ Mozzik dhe Loredana zbulojnë surprizën që kanë mbajtur të fshehtë (FOTO)

U RIBASHKUAN SËRISH/ Mozzik dhe Loredana zbulojnë surprizën që kanë mbajtur të fshehtë (FOTO)

Loredana dhe Mozzik kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin për një rikthim të fuqishëm në muzikë si dyshe me një album të plotë! Të gjithë kishim menduar se ata do të sillnin vetëm një këngë, por Mozzik e Loredana paskan punuar për diçka akoma më të madhe.

Ditën e sotme çifti i famshëm kanë ndarë për herë të parë pas kaq shumë kohësh një foto të përbashkët dhe kanë zbuluar surprizën e madhe për fansat. Në imazhet e publikuara Loredana shfaqet shumë sensuale, teksa pozon “topless” para Mozzik.

Albumi i ri i dyshes mban titullin “No rich parents” dhe të dy kanë ndarë kopertinën e tij në Instagram.

Madje Loredana dhe Mozzik kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram pas një periudhe shumë të gjatë.

Ndërkohë, reperja ka ndarë në TikTok një video, në të cilën ajo shihet duke kënduar një këngë të saj, që mendohet se do të jetë pjesë e bashkëpunimit me Mozzik.