“PËRGJITHMONË IMI…”/ Rozafa surprizon Gent Fatalin në ditën e lindjes së tij me urimin e veçantë (FOTO) – AlpeGossip
“PËRGJITHMONË IMI…”/ Rozafa surprizon Gent Fatalin në ditën e lindjes së tij me urimin e veçantë (FOTO)

“PËRGJITHMONË IMI…”/ Rozafa surprizon Gent Fatalin në ditën e lindjes së tij me urimin e veçantë (FOTO)

Gent Fatali dhe Rozafa janë një nga çiftet më të preferuara të publikut shqiptar, ndonëse rrallë flitet për ta. Dyshja nuk shfaqen shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjete sociale, por sa herë e bëjnë këtë gjë vëmendja ndaj tyre është maksimale.

Së fundmi, Genti ka festar ditëlindjen dhe mesazhin më të bukur të urimit e mori pikërisht nga Rozafa. Ajo ka publikuar në Instagram një foto me këngëtarin, ku të dy shfaqen shumë afër njëri-tjetrit.

“Gëzuar ditëlindjen i imi përgjithmonë”, shkruan Rozafa në urimin për Gentin.

Gent Fatali dhe Rozafa po jetojnë prej 2 vitesh një histori të bukur dashurie me njëri-tjetrin. Ndërkohë disa muaj më parë dyshja u përfolën se mund të bëheshin prindër për herë të parë.

Dyshimet e fansave nisën pasi Rozafa publikoi në instagram një foto me Gentin dhe poshtë saj shkroi “3”, shoqëruar me figurën e një zemre të bardhë dhe një pëllumbi, që është simbol i paqes.