I THA SINDIT JE SA TAKA IME/ Antonela: I rrita vlerën, kushtonin 700 euro… – AlpeGossip
I THA SINDIT JE SA TAKA IME/ Antonela: I rrita vlerën, kushtonin 700 euro…

I THA SINDIT JE SA TAKA IME/ Antonela: I rrita vlerën, kushtonin 700 euro…

Antonela Berishaj ishte dje e ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”. Gjatë bisedës në studio, asaj i kujtuan ofendimet që ka bërë ndaj vajzave të tjera teksa ishin brenda programit të “Për’puthen”.

“Nuk më pëlqente fare kur shaje vajzat e tjera dhe i krahasoje njëra sa shala ime, sa taka ime. Komentet negative për vajzat e tjera, ne duhet të jemi solide. Komente banale për t’ia thënë femra femrës”, i thonë Antonelës.

Kjo e fundit shprehet: “Taka ishte Gucci e kushtonte 700 euro, kështu që ia rrita edhe vlerën. Nuk janë komente banale. Unë jam shumë pozitive kundrejt femrave e ta siguroj që ajo e meriton. Para se ta njihja Sindin thosha: ‘Sa gjynah që e trajtojnë keq. Dhe kur e kam njohur realisht si është, besoj se meriton atë dhe më shumë. Madje jam përmbajt shumë herë”.