Gjithë jetën tonë, këto fjalë të shqipes i kemi shkruar gabim! Ja si duhen (FOTO) – AlpeGossip
Gjithë jetën tonë, këto fjalë të shqipes i kemi shkruar gabim! Ja si duhen (FOTO)

Gjithë jetën tonë, këto fjalë të shqipes i kemi shkruar gabim! Ja si duhen (FOTO)

Në komunikimin tonë virtual, por jo vetëm, ne kemi tendencën që t’i shkurtojmë disa fjalë për qëllime praktike. Deri këtu është gjithçka në rregull dhe ky artikull s’ka për qëllim të trajtojë fjalët e shkurtuara të komunikimit në rrjete sociale; ne do të vazhdojmë të themi ‘Klm’ e ‘Flm’ sapo të na jepet rasti.

Por nga ana tjetër, disa fjalë të shqipes shkruhen vazhdimisht gabim, sepse ndër vite është krijuar një tjetër formë e tyre. Po sjellim një listë me disa nga fjalët që shumica e shqiptarëve i shqiptojnë apo i shkruajnë gabim.

 

1. Në shumicën e rasteve shkruhet Mirësevini, por duhet shkruar Mirë se vini. Vetëm në rastet kur fjala kthehet në emër si në rastin “I uroi mirëseardhjen” shkruhet bashkë.

2. Shkruhet djathë, mjaltë, dhe jo djath, mjalt.

3. Në një pjesë të mirë të institucioneve, fjala certifikatë dhe proces shkruhen me ç-ë. Në fakt fjalët shkruhen pa ç-ë. Gjithashtu thuhet pasaportë dhe jo pashaportë.

4. Gjatë artikulimit të fjalës ‘ekzistoj’ aparati i të folurit e ka të vështirë të artikulojë pas k-së shkronjën z-ë. Kështu krijohet një tingull i ngjashëm me g-në, por në fakt duhet shkruar ‘ekzistoj’.

5. Vend, qendër, brenda dhe jo vënd, qëndër, brënda.

6. Kujdes! Shkruhet ‘stadard’ dhe jo ‘standart’. Pra, gjuhë standarde dhe jo gjuhë standarte.

7. SËRISH dhe jo SËRISHT!

8. Duhet shkruar ‘e diel’ dhe jo e dielë, e djel, e djelë etj.

9. Një lagje – lagjja ime dhe jo lagja ime.

Për ta patur më të lehtë ju sugjerojmë Fjalorin e Gjuhës Shqipe të përpunuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i vitit 2006.

Por për qëllime praktike, mund të përdorni dhe këtë Fjalor Online, një fjalorth që përditësohet vazhdimisht me fjalë dhe kuptime të reja.

Anabel