Elvana Gjata e ka gati këngën e re dhe këtë herë vjen në bashkëpunim me dy artistë shumë të njohur rumin, Sickotoy dhe Inna.
“Papa” mban titullin kënga që pritet të publikohet këtë të shtunë e të kthehet në një hit vere.
Elvana publikoi vetëm pak sekonda nga kënga, e cila duket ritmike dhe tipike për stinën e verës.
“Të shtunën”, shkroi ajo në një postim tjetër duke i lënë fansat në pritje edhe për pak kohë deri në publikimin e këngës.