Gjykata merr vendimin e pamëshirshëm për dentisten e njohur të VIP-ave – AlpeGossip
Gjykata merr vendimin e pamëshirshëm për dentisten e njohur të VIP-ave

Gjykata merr vendimin e pamëshirshëm për dentisten e njohur të VIP-ave

Ish-bashkëshortja e këngëtarit Bojken Lako, u arrestua pak kohë më parë me akuzën e mashtrimit të 11 biznesmenëve dhe vjedhje të qindra eurove. Ditën e sotme Olesia Duka ka kërkuar në Gjykatën e Apelit zbutje të masës arrest me burg. Kërkesa e dentistes së njohur të VIP-ave u hodh poshtë nga gjykata.

Avokati mbrojtës i Olesias pretendoi se ajo kishte qenë viktimë e një skeme të pastrimit të parave dhe se ky vendim ishte i pamëshirshëm. Mirëpo versioni i paraqitur nga avokati mbrojtës i saj u hodh poshtë, duke e lënë stomatologen e njohur në burg.

Sipas akuzës së 11 biznesmenëve ajo ka përfituar 1.4 milionë euro, në këmbim të mallit që nuk u dorëzua kurrë.