PUBLIKON FOTON E JENNIFER LOPEZ/ Aulona Musta; Je dhe nënë ti, 52 vjeçe e mbete duke nxjerr…. – AlpeGossip
PUBLIKON FOTON E JENNIFER LOPEZ/ Aulona Musta; Je dhe nënë ti, 52 vjeçe e mbete duke nxjerr….

PUBLIKON FOTON E JENNIFER LOPEZ/ Aulona Musta; Je dhe nënë ti, 52 vjeçe e mbete duke nxjerr….

Moderatorja Aulona Musta njihet për format e saj trupore. Ajo ushtrohet shumë dhe falë stërvitjes së madhe dhe ushqyerjes së shëndetshme, ka arritur që të ketë linja trupore shumë seksi.

Aulona është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit foto apo video duke u ushtruar, si dhe imazhe mjaft provokuese me bikini. Ajo herë pas here është kritikuar nga fansat e saj për trupin që ka bërë, madje e kanë quajtur edhe si “burrë”. E të tjerë nuk i pëlqejnë imazhet e saj, duke iu referuar faktit se është edhe nën.

Moderatorja shqiptare poston foton seksi të Jennifer Lopez: Je dhe

Së fundmi, Musta ka publikuar në “Instagram” një fotografi të këngëtares së famshme, Jennifer Lopez. Kjo e fundit shfaqet e shtrirë në një jaht, teksa është e veshur me bikini në ngjyrë të verdhë. Edhe pse 52 vjeçe, Jennifer duket në super formë e sigurisht që nuk ngurron që linjat e saj trupore t’i ekspozojë në rrjetet sociale.

Ndërkohë Aulona ka zgjedhur këtë imazh për të ironizuar të gjithë ato ndjekës që e kritikojnë për fotot me bikini që publikon në rrjetet e saj sociale.

Moderatorja shqiptare poston foton seksi të Jennifer Lopez: Je dhe

“Yttt, 52 vjeçe ti dhe mbete duke nxjerr prapanicën jashtë! Merr dhe këto poza imorale!

Je dhe nënë ti moj! Po s’ke pak turp? Po mbaje moj trupin për vete mos ta shohë bota se e turpërove fisin!

Çfarë do të thuash me këto foto? Hë moj fol! Përgjigju moj, ej mos më bëj mua si VIP ti mi ej, se vdiqët ça s’bëni për pak famë! Njerëz të pacipë!

Ktheje kokën moj ej, se me ty po flas! Kush e di çfarë mendon tani, është çeloze kjo! Uuu pika, çeloze unë për ty, ti maj jahtit, unë maj divanit për qejfin tim ene u bëkam unë çeloze për ty.

Më vjen turp nga gra imorale si ju! Jennifer Lopez”, shkroi Aulona duke dhënë hapur një mesazh të qartë për të gjithë ata që kanë diçka për të thënë në lidhje me pozat e saj seksi.