REAGOI KUNDRA GORAN BREGOVIÇ/ Vesa Lumës i ndodh e papritura me postimet e saj – AlpeGossip
REAGOI KUNDRA GORAN BREGOVIÇ/ Vesa Lumës i ndodh e papritura me postimet e saj

REAGOI KUNDRA GORAN BREGOVIÇ/ Vesa Lumës i ndodh e papritura me postimet e saj

Në opinionin publik shqiptar është hapur një debat në lidhje me koncertin e Festës së Birrës ku në Korçë është ftuar të këndojë këngëtari Goran Bregoviç.

Artistë të shumtë, analistë dhe personalitete nga Shqipëria dhe Kosova kanë qenë kundër këtij prezencën së Bregoviç në këtë koncert, ndërsa ka prej tyre që e cilësojnë si jo të drejtë një sulm të tillë, pasi arti nuk duhet të përzihet me politikën.

Vesa Luma është këngëtarja që ka dalë hapur kundër koncertit të Bregoviç në Shqipëri, duke mbajtur disa postime të ndryshme.

Por postimet e saja duket se nu i kanë pëlqyer nga Facebook që i ka bllokuar një postim në të sajin në Instastory

”Duket se dikush ka raportuar faqen tuaj në lidhje me imitimin dhe pretendimin se jeni një individ ose biznes, për të parandaluar këtë ne duhet të verifikojmë identitetin tuaj, Ju lutemi ndiqni linkun e mëposhtëm”, është mesazhi që Facebook i ka dërguar Vesës, duke i kërkuar verifikim për shkak të raportimeve që statusi i saj ka marrë.

Ndërsa këngëtarja ka shkruar se historinë nuk mund ta ndryshoj dot askush.

”Seriozisht! Po si me Facebook si pa, historinë nuk kemi me lënë me ndryshu edhe pikë”, ka shkruar këngëtarja në instastory.