Xhensila Myrtezaj ka eksperimentuar shpeshherë me pamjen e jashtme por kësaj here i ka lënë të gjithë pa fjalë me look-un e fundit.
Këngëtarja ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me flokë të shkurtra dhe duket kaq ndryshe.
“Duroni”, kjo është kërkesa e Xhensilës për fansat.
Me siguri, pamja e re ka të bëjë me klipin e ri që do të sjellë këngëtarja.
Sakaq, kujtojmë që Xhensila është angazhuar tashme dhe në biznes, me lançimin e linjës së saj me produkte kozmetike.