LEDRIT I NDODH E PAPRITURA NË SKENË/ Butrint Imeri publikon VIDEON – AlpeGossip
LEDRIT I NDODH E PAPRITURA NË SKENË/ Butrint Imeri publikon VIDEON

LEDRIT I NDODH E PAPRITURA NË SKENË/ Butrint Imeri publikon VIDEON

Duke qenë se është një ndër artistët më të dashur për publikun dhe njëkohësisht më të kërkuar për koncerte, as Ledri nuk do të ishte imun ndaj incidenteve të vogla në skenë.

Nga videoja e publikuar nga Butrint Imeri vihet re momenti i rrëshqitjes së tij, por fatmirësisht pa pasoja teksa performonte këngën “Dale”.

Ledri e ka marrë shumë me sportivitet dhe ka gjetur “fajtorin”. Sipas tij “keq është lënë plloqa (pllaka)” e skenës.

VIDEO

Përsa i përket jetës së tij personale, reperi na ëmbëlson herë pas here me imazhet e partneres së tij, Sarës dhe vogëlushes së dyshes, Poemës.

Kujtojmë se Ledri u bë baba për herë të parë në dhjetor të vitit të shkuar. Ai kishte pak kohë që kishte bërë lidhjen e tij me Sara Hoxhën publike, pasi u zbulua se ishin në pritje të një fëmije.

I ftuar më herët në emisionin radiofonik “Pardon My French”, reperi zbuloi se si e kuptoi se Sara ishte e duhura për të. Ai tregoi se ata kanë 3 vite lidhje me Sarën, ndërkohë që marrëdhënien e bënë publike në prill të 2020-s.

“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim. Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”, u shpreh reperi i emocionuar.