“SI SKANDALI YT KËTË VIT S’DO TË KETË”/ Bora Zemani ia thotë në sy, ja si përgjigjet Tea (FOTO) – AlpeGossip
“SI SKANDALI YT KËTË VIT S’DO TË KETË”/ Bora Zemani ia thotë në sy, ja si përgjigjet Tea (FOTO)

“SI SKANDALI YT KËTË VIT S’DO TË KETË”/ Bora Zemani ia thotë në sy, ja si përgjigjet Tea (FOTO)

Bora Zemani, ishte sot e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel dhe sigurisht një nga pytjet e para ishte për konkurrentët e këtij sezoni të “Përputhen”.

“Janë të përgatitur dhe e dinë që çdo gjë që do bëjnë një ditë do merret vesh. Kështu që ruhen nga skandalet. Megjithatë si skandali yt Tea unë nuk besoj se përsëritet, se ishte gjithë Shqipëria duke u marrë me Tean”, tha Bora duke qeshur dhe e gjithë situata u mor me humor.

“Ky kasti është më i qetë më duket”, iu përgjigj Tea.

“Unë nuk mendoj se janë më të qetë. Madje më duket sikur i ekzagjerojnë situatat më shumë se çduhet. Nëse sezonin e kaluar kishte arsye se debatonin dhe më pas ngrinin zërin, tani edhe një gjë e vogël merret ters. Ndoshta duan që t’i paraprijnë që në fillim, që mos të duken si të urtë”, tha Bora.