“KAM PUNUAR NË CALL CENTER…”/ Rrëfehet vajza e ministrit Niko Peleshi: Se ndava unë Jonidën nga Romeo – AlpeGossip
“KAM PUNUAR NË CALL CENTER…”/ Rrëfehet vajza e ministrit Niko Peleshi: Se ndava unë Jonidën nga Romeo

“KAM PUNUAR NË CALL CENTER…”/ Rrëfehet vajza e ministrit Niko Peleshi: Se ndava unë Jonidën nga Romeo

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka treguar gjithë të vërtetat e saj, duke nisur nga lidhja me Romeo Veshaj, marrëdhënia e saj me Jonida Maliqin si dhe financat e saj.

Sa e pasur është Aleksia Peleshi? Në përgjigjen e saj të fundit, Aleksia ka lënë të kuptohet se asgjë nuk është siç mendon publiku.

Ester Bylyku: I gjithë publiku është kurioz për diçka: A ke punuar ndonjëherë ti moj vajzë?

Aleksia Peleshi: Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale.

Ester Bylyku: Vajza e një ministri në Call Center? Sa je paguar? Të mbajtën me hatër?

Aleksia Peleshi: Kam, fituar sa të gjitha vajzat e tjera. Jam vajza e Ministrit, por nuk jam Ministre vetë. Edhe ai Ministër ia ka nisur nga zero, kështu më pëlqen dhe mua t`ia nis.

Ester Bylyku: Sa para ka Aleksia në llogarinë bankare? Se ti tani punon. (qesh)

Aleksia Peleshi: Për momentin zero lekë. Sepse unë punoj, por edhe harxhoj. (qesh)

Ester Bylyku: Është përfolur në media që ti ke qenë një nga arsyet pse RomeoVeshaj dhe Jonida Maliqi u ndanë. është e vërtetë?

Aleksia Peleshi: Jo, aspak. Kur jam njohur unë me Romeon, ata ishin ndarë.

Ester Bylyku: Je përfolur për një lidhje me Romeo Veshaj. A jeni bashkë? Si qëndron e vërteta mes jush?

Aleksia Peleshi: E vërteta është që Romeon e dua shumë. E dua me të gjithë forcën që kam për të dashur dikë. Ai është një nga ata njerëz, që në lutjet e mia në fund të ditës, falenderoj Zotin që është në jetën time.

Ester Bylyku: Çfarë të ka bërë ta duash kaq shumë?

Aleksia Peleshi: E dua sepse më kujton babain tim, dhe për mua ai është njeriu më i mirë në botë.

Ester Bylyku: Më tepër je ti xheloze për Romeon apo ai për ty?

Aleksia Peleshi: Unë.

Ester Bylyku: Cila ka qenë skena më e madhe e xhelozisë që ke bërë?

Aleksia Peleshi: Këtë më mirë nuk po e them. Po preferoj të marr specin djegës. (qesh)