“ATA VDESIN PËR NJËRI-TJETRIN”/ Semi flet për marrëdhënien e Borës me Donaldin: Nuk mbaj dot anë… – AlpeGossip
“ATA VDESIN PËR NJËRI-TJETRIN”/ Semi flet për marrëdhënien e Borës me Donaldin: Nuk mbaj dot anë…

“ATA VDESIN PËR NJËRI-TJETRIN”/ Semi flet për marrëdhënien e Borës me Donaldin: Nuk mbaj dot anë…

“Ata vdesin për njëri-tjetrin”. Kështu u shpreh Semi Jaupaj, kur Donald Veshaj po fliste si asnjëherë më parë për lidhjen e tij me Bora Zemanin.

Teksa Semi, Donaldi, Fifi dhe Kledi po flisnin rreth lidhjeve të dashurisë, ky i fundit pyet aktorin e njohur të humorit për marrëdhënien e tij më të gjatë.

Donaldi tregoi se lidhja e tij më e gjatë ka qenë 3 vite dhe që ka përfunduar disa muaj më parë. Më pas Fifi e pyet se cila ishte arsyeja e ndarjes dhe ai shprehet se ishin shumë gjëra, por që nuk u ndanë se nuk duheshin.

Në një moment të rrëfimit të Donaldit ndërhyn Semi e cila shprehet se “ata vdesin për njëri-tjetrin” dhe se këtë e di shumë mirë. Sipas saj, ata janë tipa shumë të ngjashëm dhe prandaj kanë pasur mosmarrëveshje.

Gjithashtu Semi tha se nuk mban dot anën e asnjërit, pasi nuk është situata duke qenë se janë ndarë për budalliqe.

“Po të shikoja Donaldin në rrugë do i flisja, tjetër gjë ta lija ta takoja me pi kafe, sepse kam shoqe të ngushtë atë. Normalisht që nuk do ta takoja qëllimisht. Por kur e takova këtu dhe thashë ok e kam shumë xhan, se e kam xhan”, tha Semi.

Kur Kledi e pyet e ke shoqe Boren, këngëtarja e njohur shprehet: “E kam shoqe të ngushtë prej 15 vitesh. Prandaj njihemi dhe jemi aq të lidhur me njëri-tjetrin. Kemi 3 vite që njihemi”.

Semi madje është e sigurt që Donaldi e ka të pikturuar portretin e Borës në mendjen e tij, e po ti japësh një fletë e laps ai do e bënte.