DEBATE NË “FUN CLUB”/ Donja Mema kundërshton vëllanë e Arditit: S’mund të ngresh akuza… – AlpeGossip
DEBATE NË “FUN CLUB”/ Donja Mema kundërshton vëllanë e Arditit: S’mund të ngresh akuza…

DEBATE NË “FUN CLUB”/ Donja Mema kundërshton vëllanë e Arditit: S’mund të ngresh akuza…

Ditën e sotme ishte i ftuar në studion e “Big Brother VIP Fun Club” vëllai i Ardit Çunit, Jetmiri. Ky i fundit ka komentuar situatën dhe debatet e krijuara në spektakël mes banorëve.

Jetmiri është shprehur se vëllai i tij është më i sinqerti dhe prandaj sulmohet vazhdimisht.

“Gjithmonë janë kundër atij që thonë të vërtetën. Marrëdhënien me Beniadën e kam parë më shumë si shoqëri se sa si çift”, tha vëllai i Arditit.

Debat në studion e “Big Brother VIP Fun Club”/ Moderatorja

Ndërkohë gjatë komenteve dhe me të ftuarat, Jetmiri tha se Arditi “është i vetmi që është pa mik atje pasi bëhen pazare”. E pikërisht kjo solli kundërshtimin e moderatores së Fun Club, Dojna Mema, e cila e ka kundërshtuar duke i thënë që të sillte prova.

“Nuk mund të ngresh akuza, paraqit provat dhe i diskutojmë”, tha Dojna.

“Dhashë mendimin tim dhe nuk e ndryshoj për asnjë lloj arsyeje edhe nëse thoni juve. Përderisa më pyetët do të jap përgjigjen time”, tha vëllai i Arditit.