NUK NJIHET/ Stilisti shfaqet në publik pa syzet e tij të errëta dhe ngelëm duke fërkuar sytë… (FOTO) – AlpeGossip
NUK NJIHET/ Stilisti shfaqet në publik pa syzet e tij të errëta dhe ngelëm duke fërkuar sytë… (FOTO)

NUK NJIHET/ Stilisti shfaqet në publik pa syzet e tij të errëta dhe ngelëm duke fërkuar sytë… (FOTO)

Stilisti i famshëm Karl Lagerfeld është fotografuar për herë të parë, pa syzet e tij të errëta që janë ikonë për pamjen e tij. Ideatori i Channel thuajse nuk njihej, teksa po largohet nga një restorant në Saint Tropez me asistentin e tij Sebastien Jondeau. 84-vjeçari kishte zgjedhur si aksesor për kostumin e tij, një kapele edhe një palë dorashaka.

Më herët, Karl bëri deklaratën “bombë” se ishte lodhur nga lëvizja #MeToo, ku gratë dhe vajzat rrëfejnë ngacmimet seksuale.

Sipas tij, të gjitha modelet e dinë se në çfarë industrie po fusin këmbët, ndaj ta mendojnë mirë përpara se të zgjedhin këtë profesion.

“Nëse nuk doni që dikush të tërheqë nga të mbathurat, mos u bëj modele. Shko në manastir, gjithmonë do të ketë një vend për ju në manastir. Ata po rekrutojnë madje! ” – tha ai.

Karl është drejtori kreativ i “Chanel” dhe “Fendi”. Sipas tij, pretendimet e modeleve për ngacmime seksuale po e kthejnë të pamundur punën e stilistëve.