TË GJITHA TË KTHYERA PËRMBYS/ Hajdutët grabisin shtëpinë e “Yllit të Instagramit” (VIDEO) – AlpeGossip
TË GJITHA TË KTHYERA PËRMBYS/ Hajdutët grabisin shtëpinë e “Yllit të Instagramit” (VIDEO)

TË GJITHA TË KTHYERA PËRMBYS/ Hajdutët grabisin shtëpinë e “Yllit të Instagramit” (VIDEO)

Shtëpia në Milano e “Yllit të Instagramit” dhe biznesmenes, Taylor Mega është bastisur nga hajdutët mbrëmjen e 24 dhjetorit, në vigjilje të Krishtlindjes.

Ishte një fqinje e biznesmenes 26-vjeçare, që pasi dëgjoi alarmin lajmëroi policinë.

Taylor u kontaktua, sepse nuk ishte në qytet dhe tashmë është në pritje të vlerësimit të dëmit, ndonëse në pamje të parë duket sikur nuk mungon asgjë.

Brenda shtëpisë së Taylor Megas, duket se hajdutët kanë mundur të marrin bizhuteri dhe stoli.

Taylor Mega ka mbi 2 milion 300 mijë ndjekës në Instagram.

Me pranimin e saj, ajo ka një jetë shumë të fortë dashurie dhe emri i saj, në të kaluarën, është krahasuar me atë të Flavio Briatore dhe ishte fejuar me Tony Effe, një anëtar i grupit muzikor, Dark Polo Gang.